Vllaznia hap sërish derën e largimeve, sulmuesi që shënoi në Europë me valixhe në duar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2025 | 13:23

Vllaznia hap sërish derën e largimeve, sulmuesi që shënoi në Europë me valixhe në duar

Dera e largimeve duket se është rihapur tek Vllaznia dhe kjo u vërtetua edhe së fundmi me largimin e Arsid Krujës. Mbrojtësi që u afrua vetëm në fundin e muajit maj në radhët e kuqebluve, por që para pak ditësh mbylli bashkëpunimin me klubin shkodran.

VLLAZNIA

Duke dalë një lojtar i lirë, me Vllazninë që nuk u bë aspak pengesë për 31-vjeçarin, duke qenë se Kruja nuk konsiderohej në planet e Martinit dhe po ashtu nuk mund t’i garantoheshin minutat e prentenduara nga ai. Por, rrugën e shkodranit duket se do të ndjekë edhe një tjetër futbollist i kuqebluve dhe fjala është për Alfred Mensah.

26- vjeçari nuk zbriti për asnjë minutë në fushën e lojës në miqësoren e humbur në shifrat 1-2. Nga sa mësohet mungesa e tij nuk lidhet me ndonjë shqetësim apo lëndim fizik, por thjesht me faktin teknik dhe taktik. Duke qenë se sulmuesi tashmë nuk konsiderohet si një futbollist tek i cili mund të mbështetesh në të ardhmen.

Ku Vllaznia duket se ka vendosur për afrimin e një sulmuesi tjetër, me Bismark që duket shumë afëe shkodranëve. E po ashtu si synim është edhe promovimi i elementëve të rinj nga akademia, ku një futbollist si Kubazi pritet të ketë minutat e tij në sulmin shkodran gjatë këtij edicioni.

Prandaj në këtë mënyrë, Mensah konsiderohet “i tepërt” dhe një largim i ganezit nga Shkodra në ditët e ardhshme ka një probabilitet të madh që mund të ndodhë. Alfred Mensah u bashkua në janarin e këtij viti me Vllazninë, ku kaloi nga radhët e Ballkanit tek shkodranët.

Me kuqeblutë sezonin e shkuar ai zhvilloi 15 ndeshje në kampionat duke shënuar vetëm një gol, teksa këtë sezon ka luajtur në të gjitha ndeshjet që 9 herë kampionët e vendit zhvilluan në Conference Leage. Madje, duke shënuar edhe në fitoren 2-4 që kuqeblutë arritën në Letoni kundër Daugavpils, në ndeshjen e kthimit të turit të parë.

PANORAMASPORT.AL