VIDEO/ Vora dominon, por ndalet përsëri. Flamurtari i merr pikë të artë për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 23:54

VIDEO/ Vora dominon, por ndalet përsëri. Flamurtari i merr pikë të artë për mbijetesën

Vora dhe Flamurtari kanë ndarë pikët në barazimin pa gola mes tyre në ndeshjen që hapi javën e 22-të të Superiores.

bandicam 2026-01-31 14-54-51-130

Ekipi i Vorës ishte ai i cili kërkoi dhe iu afrua më shumë golit, duke goditur edhe traversën e portës vlonjate, por pa ia dalë në fund të tundte rrjetën. Kështu, skuadra e Bellajt u desh të kënaqej me vetëm një pikë, ashtu si edhe Flamurtari që mbylli një transfertë me rezultat pozitiv që e ndihmon për të qëndruar përkohësisht jashtë dyshes së fundit.

VORA 0-0 FLAMURTARI

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me barazimin 0-0.

90’+5’ Vora ekzekuton një goditje dënimi me Prengën nga e majta, topi shkon direkt në duart e portierit të vlonjatëve.

90’+4’ Diavara ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Jepen 6 minuta shtesë.

89’ Ruzgis merr vendin e Dakës në radhët e Vorës.

87’ Vora pretendon për një prekje topi me dorë në zonën e vlonjatëve, Jorgji lë lojën të vazhdojë dhe pas një verifikimi nga VAR-i konfirmon këtë vendim.  (VIDEO)

86’ Prengaj merr vendin e Kasharit në radhët e Vorës.

83’ Vendasit harkojnë një goditje këndi në zonë, devijimi me kokë gjen në pozicion Aleksovskin. (VIDEO)

75′ Topi i Trashit nuk përfundon te Ememe dhe sfumohet mundësia. (VIDEO)

74′ Zhoao shkakton faull nga Kasallës, Jorgji i nxjerr kartonin e verdhë.

73′ Tjetër ndryshim te Flamurtari, Ramani lë fushën dhe vendin e tij e merr Raso.

73′ Bellaj bën lëvizjen e parë, largon Zunën dhe fut në lojë Bardhin.

69′ Pretendim për penallti nga Vora, Çantakias ndëshkohet me të verdhë pas faullit të kryer. (VIDEO)

62′ Largohen Veiga me Oshafin, Moriero iu beson Nunjesh dhe Ememe.

58′ Kasalla ka një mundësi të mirë për të zhbllokuar shifrat, lojtarët dalin sërish në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

57′ Adeloje gjuan drejt portës së Aleksovskit, ky i fundit e pret gjuajtjen. (VIDEO)

46′ Largohet Lushaj te Flamurtari dhe futet Marku. Nis pjesa e dytë

45’+1′ Pjesa e parë mbyllet pa gola në Vorë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Lojtarët qarkullojnë topin në mesfushë, po mundohen të tregohen të kujdesshëm për të mos pësuar.

33’ Ka pretendim për penallti nga vorakët, Jorgji sinjalizon pozicion jashtë loje. (VIDEO)

32’ Mundësia e parë për Flamurtarin i përket Bolzan, topi shkon shumë pranë rrjetës së jashtme. (VIDEO)

31′ Shkakton faull nga Kasallës, Pjeshka ndëshkohet me karton të verdhë.

29’ Vora shfaqet përpara me Barjamaj, ky i fundit gjuan me kokë, por topi shkon jashtë. Një goditje totalisht e gabuar (VIDEO)

28′ Vorakët më kërkues për golin, prodhojnë më shumë, por nuk arrijnë të finalizojnë.

20′ Barjamaj ka probleme dhe merr ndihmë nga stafi mjekësor, del përkohësisht nga fusha.

13′ Tentativa e Kasallës ndalet nga traversa, Vora vijon të japë shkëndija. (VIDEO)

12′ Barjamaj godet me të majtën vrastare, Aleksovski tregohet i vëmendshëm dhe ndal gjuajtjen e lojtarit të Vorës. (VIDEO)

9′ Përplasje mes Zunës dhe Trashit, lojtari i Vorës ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar. (VIDEO)

5′ Minuta të mira nga të dyja skuadrat, ndeshja ka ritëm të lartë.

1′ Nis sfida në Vorë!

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Adeloje, Kashari, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi

Trajner: Arjan Bellaj

FLAMURTARI: Aleksovski, Zhoao, Pjeshka, Bolzan, Viega, Trashi, Oshafi, Bangali, Ramani, Çantakias, Lushaj

Trajner: Françesko Moriero

9

PANORAMASPORT.AL