Postuar: Maj 4, 2025 | 22:12
VIDEO/ Eliminimi i Dinamos! Ilir Daja nuk përmbahet, shikoni çfarë ndodh në fundin e sfidës
Dinamo nuk ia ka dalë në gjysmëfinalen e “Final Four”, teksa është eliminuar nga Vllaznia, pas humbjes 2 me 1 në “Arenën Kombëtare”. Të dy golat skuadra shkodrane i shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në fundin e sfidës, tekniku i bluve, Ilir Daja, nuk është përmbajtur, teksa ka tentuar të konfrontohet me gjyqtarët.

Kanë qenë forcat e sigurisë, ata që kanë shmangur një përplasje të mundshme, teksa nga video e siguruar nga gazetari i “Panorama Sport”, Kristi Sejatllari, trajneri Daja, shihet teksa ofendon gjyqtarin kryesor Eldorjan Hamiti. Duket se tekniku i Dinamos, ka mbetur totalisht i pakënaqur nga vendimet e lezhjanit dhe ndihmësave të tij.
PANORAMASPORT.AL













