Vetëm një duel sonte në mbrëmje, skuadra që u ngjit në Superiore do të sfidojë në shtëpi… Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2025 | 9:03

Vetëm një duel sonte në mbrëmje, skuadra që u ngjit në Superiore do të sfidojë në shtëpi… Partizanin

Partizani dhe Vora do të zbresin sot në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri në Superiore.partizani-voraTë kuqtë e mbyllën vjet në vendin e katërt dhe arritën kualifikimin në Ligën e Konferencës. Aventura e tyre nuk zgjati shumë pasi u eliminuan që në raundin e parë. Gjatë kësaj merkato ka pasur shumë ndryshime që nga trajneri, stafi dhe lojtarët.

Nga ana tjetër Vora u ngjit në Superiore si kampione e Kategorisë së Parë. Arian Bellai bëri një punë fantastike me vorakët dhe tashmë janë gati të rivalizojnë me skuadrat e elitës. Ndeshja pritet të jetë e balancuar, por gjithçka pritet të ndodhë që nga ora 20:00 në “Arena e Demave” në mbrëmje.

NDESHJA E SOTME

PARTIZANI-VORA ORA 20:00

PANORAMASPORT.AL