U bë “mollë” sherri mes Vllaznisë dhe Egnatias, Ildi Gruda kujton Shkodrën me… trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 11:37

U bë “mollë” sherri mes Vllaznisë dhe Egnatias, Ildi Gruda kujton Shkodrën me… trofeun

Ildi Gruda, sulmuesi i shpejtë që ka lindur dhe është rritur në Lezhë, por origjinën e ka nga Shkodra, ishte “molla” e sherrit mes Vllaznisë dhe Egnatias këtë sezon.fangajKjo për shkak se në verë u stërvit me shkodranët dhe para pak fillimit të ndeshjeve të Europës, vendosi të firmoste me rrogozhinasit.

Falë kësaj lëvizje ai fitoi mbrëmë trofeun e lavdishëm me Egnatian. Përmes një postimi në rrrjetet sociale ai ka shpërndarë një foto me mbrojtësin shkodran, Abdurraman Fangaj.

Teksa në duar mbajnë kupën, 26-vjeçari shkruan: “Qejfi bahet me shkodran”.gruda

PANORAMASPORT.AL