Tjetër lëvizje te Vllaznia, mesfushori largohet me kujtimin e dy ndeshjeve. Përforcon ekipin e rënë nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2025 | 15:01

Tjetër lëvizje te Vllaznia, mesfushori largohet me kujtimin e dy ndeshjeve. Përforcon ekipin e rënë nga kategoria

Xhoel Hajdari do e vazhdojë karrierën te Laçi. “Shkodra Sport” tregon se mesfushori i Vllaznisë do të luajë në Kategorinë e Parë përgjatë këtij edicioni.

VLLAZNIA

Hajdari numëron vetëm dy paraqitje me ekipin e parë të Vllaznisë. 19-vjeçari duket se është preferuar nga kurbinasit, që synojnë të rikthehen në elitë.

Ky largim te kuqeblutë vjen pas Arsid Krujës. Po ashtu edhe Alfred Mensah nuk pritet të qëndrojë në Shkodër.

Skuadra e Edi Martinit u largua nga Europa me eksperiencën e dy tureve në Ligën e Konferencës. Tashmë fokusi i tyre qëndron te kampionati.

PANORAMASPORT.AL