“Tirana ishte shumë e tërhequr, po të shihni penalltinë…”, Josa pas humbjes: Nuk e quaj një mundësi të humbur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 16:38

“Tirana ishte shumë e tërhequr, po të shihni penalltinë…”, Josa pas humbjes: Nuk e quaj një mundësi të humbur

Bylisi është mundur sot në një sfidë direkte për mbijetesën me Tiranën në fushën e vet, por për trajnerin Mirel Josa, kjo nuk është një mundësi e humbur për të mbajtur larg një rival.

josa

“Krijuam deri te 30 metrat e fundit. Pastaj nëse keni parasysh, edhe penalltia që u akorduar kundër nesh, erdhi si pasojë e një mosekuilibri të mirë që kishim në mesfushë. Ndoshta ka të bëjë pak edhe gjendja fizike, nga minutat që kemi luajtur. Normalisht edhe Tirana ka luajtur të njëjtat, por duhej të kishim qenë shumë më të përqendruar.

Nuk mund të bëj krahasime mes pjesëve, Tirana ishte tërhequr shumë në pjesën e parë, u munduam të krijonim, sidomos në krahun e djathtë. Normalisht duhet të kishim qenë më të zhdërvjellët në hyrjen në zonën e Tiranës, se kur vinte shërbimi, sulmuesit tonë, ishin shumë larg. Lëvizjet e Mustafa ishin me vonesë.

Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm, të kishim një barrikadë plus para mbrojtësve, jo se mbrojtësit ishin të shpërqendruar, por mungonte barrikada plus me Ofori e David se nga krahu i Përgjonit i kishim dhënë më shumë prioritet lojës në sulm.

Malomo e kishim futur deri në mesfushë të ndiqte kundërshtarin, por kur të merrej topi, duhet të dilte në mbështetje të Mustafa, duhej të ishte më i gatshëm për mendimin tim, kur fitonim topin sidomos në mesfushë që të ndërhynte jo në krah se nuk e kishim lojën në krah me të, por me Përgjonin dhe Radu. Ky ishte problemi. Normalisht që u prishën pak ekuilibrat me daljen e Bruno. Po të shihni penalltinë, ishim ne 60 metra larg portës tonë dhe donim të krijonim në zona shumë të ngushta që ishte e pamundur, humbim topin dhe pësuam rinisjen e Tiranës. Prandaj them unë që duhej të kishim siguri në qarkullimin e topit jashtë, se topi mund të futej në zona të rrezikshme por problemi është çfarë zgjidhjesh ke ti. Ne nuk kishim, ishin zona shumë të ngushta e nuk mund të veprohet se Tirana ishte e ngjeshur shumë.

Unë nuk e shoh si rast të humbur, por si ndeshje futbolli, duhej të ishim të kujdesshëm, por nuk mund të kesh qasje që të thuash ne kishim hyrë për barazim sot, se nuk hyj për barazim në asnjë ndeshje por për maksimumin. Po doli barazimi, është si zhvillohet loja. Nuk e quaj si rast të humbur, ndeshje ka plot, të shohim si zhvillohet gjendja dhe të shohim në ndeshjet në vijim”, tha Josa për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL