Rikthehet spektakli për 2026-ën! Skuadrat e kreut dhe të fundit zbresin sot në fushë, njihuni me duelet në Superiore
Superiorja rikthehet për vitin 2026, ku tre skuadra do të zbresin në fushë për ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të.

Bylisi dhe Tirana luajnë në orën 13:30 për duelin e mbijetesës, ku të dyja do të kërkojnë të dalin me 3 pikë nga Ballshi.
Në orën 17:00, luhen dy supersfidat Elbasani-Flamurtari dhe Vllaznia-Egnatia.
Rikujtojmë që verdheblutë i eliminuan vlonjatët nga Kupa e Shqipërisë dhe skuadra e Morieros do të kërkojë hakmarrjen sot.
Rrogozhinasit duan të thellojnë diferencën me vendin e dytë dhe kërkojnë fitoren në transfertën e Shkodrës. Nga ana tjetër, ekipi i drejtuar nga Martini do kthesën dhe për të marrë përkohësisht vendin e tretë.
NDESHJET E SOTME
BYLIS-TIRANA 13:30
VLLAZNIA-EGNATIA 17:00
ELBASANI-FLAMURTARI 17:00
PANORAMASPORT.AL













