Pritet debutimi i Xhixhës te Tirana, Nuhiju bën gati formacionin anti-Bylis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 8:35

Pritet debutimi i Xhixhës te Tirana, Nuhiju bën gati formacionin anti-Bylis

Në kuadër të javës së 19-të të Kategorisë Superiore, Tirana do të përballet me Bylisin në një ndeshje vendimtare për objektivat e kreut të tabelës.xhixhaPas disa ndeshjeve të vështira dhe mungesave për kartona të verdhë, trajneri po përpiqet të gjejë kombinimin optimal për të siguruar tre pikët dhe për të ruajtur ritmin fitues.

Sipas parashikimeve, formacioni i mundshëm i Tiranës për këtë sfidë është Tafas në portë. Mbrojtja me Verën, Markun (Halili në rast nevoje), Kortez, Ndong. Në mesfushë Alvarez, Rafael, Mysloviç si dhe në sulm Tabeku dhe Ernest dhe Haxhiu, por me mundësi aktivizimi të Xhixhës për disa minuta.

Ky formacion tregon një qasje të balancuar, ku mbrojtja do të mundohet të jetë kompakte dhe e organizuar, duke penguar aksionet e kundërshtarit, ndërsa mesfusha dhe sulmi synojnë të krijojnë hapësira dhe mundësi shënimi.

Tabeku dhe Haxhiu pritet të jenë faktorët kryesorë, ndërsa mesfusha e përbërë nga Alvarez, Rafael dhe Mysloviç do të përpiqet të kontrollojë ritmin e lojës dhe të mbështesë të gjithë ekipin në fazën sulmuese.GFHGJ

PANORAMASPORT.AL