Prifti: U ndëshkuam nga një penallti e paqenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2015 | 17:00

Prifti: U ndëshkuam nga një penallti e paqenë

Andi Prifti, ApoloniaApolonia, pas një dite pushim, u është rikthyer përgatitjeve antiSkënderbe. Pavarësisht humbjes ndaj Flamurtarit, loja e zhvilluar duket sikur ua ka shtuar forcat fierakëve. Edhe pse në vendin e fundit të klasifikimit, jo vetëm nuk duan të dorë- zohen por ata besojnë te mbijetesa. Mbrojtësi dhe zv.kapiteni Andi Prifti, që ishte protagonist edhe i penalltisë që ndëshkoi skuadrën e tij, gjatë një deklarate për gazetën flet për takimin e fundit dhe shfaq hapur optimizmin e tij për mbijetesën. “E kuptuam nga gjykimi se ishte në dëmin tonë, pasi që minutat e parë u dhanë disa faulle të paqena kundër nesh. Kjo bëri që ne si mbrojtës të ishim shumë më të kujdesshëm në ndërhyrjet tona, edhe pse terreni qe tepër i rënduar. Në minutën e 44-t, pas një aksioni sulmues të kundërshtarit, lojtari vendës u fut në zonë, ndërkohë që unë po i kontrolloja nga afër veprimet e tij duke zgjatur pak këmbën për të devijuar topin. Në atë moment lojtari vlonjat pa e prekur fare improvizoi duke stimuluar me një hedhje akrobatike. Për nga mënyra se si interpretoi, gjyqtari akordoi menjëherë penallti dhe karton ndaj meje. Nuk di si ta shpjegoj më qartë atë moment, por e them me bindje të plotë se vetëm 11-metërsh nuk ishte. Ai ishte vetëm një episod, pasi në pjesën më të madhe të ndeshjes ishim ne ata që e administruam lojën”, tha fillimisht Prifti. Kthesa – Mbrojtësi fierak beson se kthesa do të vijë ndaj kampionëve në fuqi. “Do të jetë një ndeshje tepër e vështirë, pasi do të luajmë përballë ekipit kampion. Por kjo s’duhet të na trembë, sepse ne nuk kemi çfarë të humbasim. Ndaj duhet të jemi të angazhuar, motivuar dhe të vendosur për të arritur maksimumin. Apolonia është një ekip që është forcuar së tepërmi pas merkatos së janarit, çka e dëshmojnë lojërat që kemi zhvilluar. Kësisoj, kundër korçarëve, për fat skuadra do të jetë e plotë dhe kjo na jep më shumë qetë- si. Nako, Atanda dhe Kaja do të jenë një forcë më shumë. Po përgatitemi me kujdes gjatë këtyre ditëve që kemi në dispozicion, në mënyrë që t’i surprizojmë kampionët”, përfundoi kapiteni.