Në qendër të kritikave pas ndeshjes në Champions, FSHF zyrtarizon Marçiniakun për finalen Vllaznia-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2025 | 17:34

Në qendër të kritikave pas ndeshjes në Champions, FSHF zyrtarizon Marçiniakun për finalen Vllaznia-Egnatia

FSHF ka zyrtarizuar polakun Marçiniak për finalen Vllaznia-Egnatia. Të dyja skuadrat do të diskutojnë më 12 maj në “Arenën Kombëtare”, fitimin e titullit kampion.

marciniak

Marçiniak vjen në Shqipëri pas gjysmëfinales së Champions mes Interit dhe Barcelonës. Polaku u vendos në qendër të kritikave për disa nga vendimet në fushë.

Njoftimi i FSHF-së:

Të hënën në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Arbitri i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje. Se fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Champions League.

Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Paweł Malec. Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.

Një finale për t’u mos u humbur në “Arenën Kombëtare”, teksa biletat janë në shitje online në ebilet.al dhe në pikën fizike pranë stadiumit “Arena Kombëtare”.

PANORAMASPORT.AL