“Ne dhe Vllaznia e meritonim titullin më shumë se Egnatia”, Gvozdenoviç sheh drejt të ardhmes: Pranë firmës me 3-4 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 22:38

“Ne dhe Vllaznia e meritonim titullin më shumë se Egnatia”, Gvozdenoviç sheh drejt të ardhmes: Pranë firmës me 3-4 lojtarë

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, është shprehur se ekipi i tij bëri maksimumin dhe vetëm një ndeshje ia hoqi nga duart festën e titullit kampion. Gjithsesi, ai pranoi se ishte i lumtur me atë që kishte bërë ekipi në këtë sezon, ndërsa premtoi përforcime.

sdffdfdsdfsfdsfdssfdfsdfsd

“Jam i kënaqur, shumë i kënaqur, sepse sezoni për ne ishte shumë mirë. Vetëm një ndeshje në “Final Four” nuk ishim mirë, ndërsa dy të tjera ishim shumë mirë. Jam shumë i kënaqur, çfarë ishte në këmbët tona, çunat e treguan në fushë dhe ky ishte futbolli.

Hera e parë që nuk jam mërzitur, jam shumë i kënaqur, jam shumë krenar. Ky ishte maksimumi nga ne, sezon i mirë dhe kemi pak nevojë për pushim se jemi të lodhur, se ishte sezon i bukur dhe stresues, pastaj të mendojmë për Europën dhe sezonin tjetër.

Sezoni është shumë sukses për ne, objektivat ishin para tre javësh. Jemi shumë të kënaqur, shumë të lumtur. Tani përqendrimi është te sezoni tjetër se Elbasani jam i sigurt do vazhdojë me projektin dhe të shohim si do dalim.

Festa në Elbasan nga Egnatia? Nuk e shoh kështu, se ky është futbolli. Ne ishim shumë afër, e thashë. Ne fituam, e bëmë detyrën, pastaj se si ishte atje nuk e di. Por ky është futbolli, do vazhdojë projekti, do luftojmë besoj e të shohim.

Për pak javë ke të drejtë, faza nis shpejt, me datë 10 qershor, pastaj shumë shpejt vjen Europa. Do shohim, kemi nevojë për lojtarët. Jemi afër, do firmosin 3-4 lojtarë. Jam i sigurt do bëhemi gati për Europën.

E them diçka nga zemra, edhe Vllaznia, edhe ne e meritonim ndoshta më shumë se Egnatia të dilnim kampion, se gjithë sezonin ishim në vend të parë ose të dytë. Por “Final Four” është një garë tjetër dhe ndoshta Egnatia tregoi me shumë pjekuri, ndoshta ishte gjynah për ne. Se e di se edhe ne e Vllaznia, kishim dëshirë të flisnim dhe ishim afër. Nëse shihej vetëm kampionati, por në “Final Four” kishim nevojë për diçka më shumë”, tha Gvozdenoviç.

PANORAMASPORT.AL