MOVIOLA/ Egnatia-Bylis pa telashe, Jorgji është i saktë në momentet vendimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2025 | 16:21

MOVIOLA/ Egnatia-Bylis pa telashe, Jorgji është i saktë në momentet vendimtare

Nuk munguan rastet e diskutueshme as në këtë përballje, por gjithçka u zgjidh drejt me vendimet e ndërkombëtarit Enea Jorgji në fushë, pa pasur nevojën për të ndryshuar vendim pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Më konkretisht, janë tri raste që janë zgjidhur nga elbasanasi

bandicam 2025-11-22 16-18-28-147

MINUTA e 16-të: Kane largohet me karton të kuq nga Jorgji për faullin ndaj Ndrecës. Nga pamjet duket qartë që është lojtari i fundit dhe që e pengon qëllimisht lojtarin e Egnatias. Vendim që nuk pat nevojën as për konfirmim nga VAR. (VIDEO)

MINUTA e 62-të: Fernando fiton duelin me Përndrecën dhe futet në zonë, por në momentin e fundit pengohet nga lojtari i Bylisit. Jorgji akordon penallti nga fusha, ndërsa nga pamjet duket qartë ndërhyrja e gabuar. (VIDEO)

MINUTA E 76-të: Selmani futet në zonë dhe godet, ndërsa Vashu e devijon. Aty ndodhet Alijev për të përfituar dhe dërgon topin në rrjetë. Anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje, VAR e konfirmon. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL