Marrëveshja, Bylisi e pret Flamurtarin në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2025 | 20:51

Marrëveshja, Bylisi e pret Flamurtarin në Vlorë

Bylisi do të përballet këtë javë me Flamurtarin në kuadër të javës së 11 të Superiores. Ballshiotët janë organizatorë të këtij takimi sipas kalendarit, por ndeshja mes dy skuadrave do të luhet në Vlorë në stadiumin “Flamurtari”.

Flamurtari stadiumi

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje mes tyre për shkak se në ndeshjen e parë kur Flamurtari ishte pritëse, stadiumi në Vlorë nuk ishte ende gati dhe u ra dakord që të bëhej kjo zhvendosje që ndeshja e fazës së dytë, të zhvillohej në qytetin bregdetar.

Në takimin e parë, dy skuadrat dhuruan spektakël në një barazim 3-3, që i dha shpresë Bylisit për një sezon pozitiv, e ndërkohë solli hijet e krizës te Flamurtari që tani e sheh veten në vend të fundit.

PANORAMASPORT.AL