LIVE ASTANA-DINAMO/ Dinamovitët japin leksion në Europë, duan edhe golin e katërt (VIDEO)
Astana dhe Dinamo do të përballen prej orës 17:00. Kjo është sfida e kthimit për turin e parë të Ligës së Konferencës.

Dinamo humbi 0 me 1 në sfidën e parë të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Ilir Daja beson te përmbysja me ekipin e tij.
Trajneri i Dinamos ka preferuar rreshtimin 3-5-2 për sfidën e sotme. Nuk ka asnjë ndryshim nga titullarët e sfidës së kaluar.
REZULTATI LIVE
ASTANA 1-3 DINAMO
24′(p) Islamkan – 50′(p) Dita, 61′ Berisha, 93′ Vila
NGJARJET KRYESORE
EXTRA TIME
111′ Karton i verdhë për Kalaica tek Astana.
107′ Karton i verdhë për Farrukun.
106′ Nis shtesa e dytë. Largohet Karaman dhe aktivizohet Ahanonu tek Astana.
105+2′ Mbyllet shtesa e parë. Astana 1-3 Dinamo.
105′ Karton i verdhë për Manellarin.
105′ Akordohet 1 minutë shtesë.
104′ Aktivizohet Farruku, largohet Berisha te Dinamo.
97′ Gabon Qefalija, por Teqja tregohet i vëmendshëm duke larguar topin. (VIDEO)
93′ GOOOL! Astana 1-3 Dinamo/ Festë e çmendur në Kazakistan. Dinamo realizon golin e tretë me Vilën. (VIDEO)
91′ Nisin shtesa. Largohet Përndreca dhe aktivizohet Hoxhallari.
MBYLLET KOHA E RREGULLT
90+5′ Ndeshja shkon me shtesa. Koha e rregullt mbyllet 1 me 2 për Dinamon.
90+3′ Astana i afrohet golit. Portieri Teqja bën shpëtimtarin. (VIDEO)
90+1′ Koma humbet rastin e artë për të kualifikuar Dinamon. (VIDEO)
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Miladinoviç merr vendin e Bartolec tek Astana.
86′ Koma ndëshkohet me karton të verdhë te Dinamo.
85′ Shfaqet Astana në zonën e Dinamos. Teqja bën devijimin vendimtar. (VIDEO)
83′ Sërish raste për Dinamon. Vazhdojnë tentativat për golin e kualifikimit. (VIDEO)
81′ Përndreca rrezikon kartonin e kuq. Ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)
78′ Naser Aliji tenton supergolin. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
77′ Aktivizohet Koma në vendin e Qardakut te Dinamo. Basmanov merr vendin e Karimov tek Astana.
70′ Manellari flirton me supergolin te Dinamo. Topi devijohet në këndore. (VIDEO)
70′ Ruçi merr vendin e Malomos te Dinamo.
67′ Karimov ndëshkohet me karton të verdhë tek Astana.
66′ Goditja e Qefalijas përfundon jashtë. Tjetër rast për Dinamon.
65′ Berisha pranë golit të tretë. Topi largohet nga portieri i Astanës. (VIDEO)
65′ Karton i verdhë për Bartolec tek Astana.
61′ GOOOL! Astana 1-2 Dinamo/ Hekuran Berisha përmbys rezultatin. Dinamo drejt mrekullisë në Kazakistan. (VIDEO)
58′ Kontrollohet goditja e Qardakut nga distanca, pasi pëson devijim.
56′ Sërish pretendime për penallti te Dinamo.
54′ Largohen Islamkan, Abrajev dhe Bashiç nga Astana. Aktivizohen Merkel, Shomko dhe Bejsebekov.
50′ GOOOL! Astana 1-1 Dinamo/ Dita rikthen baraspeshën nga penalltia. (VIDEO)
48′ Karton i kuq për Kazukolovas pasi mori të verdhin e dytë duke shkaktuar penallti. Astana mbetet me 10 lojtarë. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45+2′ Mbyllet pjesa e parë, Astana 1-0 Dinamo.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
39′ Përndreca devijon goditjen e lojtarit të Astanës. Tjetër rast i mirë për këto të fundit. (VIDEO)
38′ Rrezikohet autogoli. Fati është me Dinamon. (VIDEO)
32′ Karton i verdhë për Kazukolovas, i cili ndali Malomon në mënyrë të gabuar. Rrezikohet kartoni i kuq. (VIDEO)
31′ Tentativë nga distanca e Qardakut. Topi kontrollohet nga portieri i Astanës.
29′ Goditje për t’u harruar brenda zonës nga Astana. Rasti i krijuar ndërkohë ishte i rrezikshëm nga ana e vendësve. (VIDEO)
28′ Goditja e Qardakut bllokohet. Shfaqet sërish Dinamo duke kërkuar barazimin.
26′ Astana kërkon edhe golin e dytë. Mungon konkretizimi.
24′ GOL! Astana 1-0 Dinamo/ Akordohet penallti për një ndërhyrje të Ismailit. Dyshohet për pozicion jashtë loje. Islamkan dërgon topin në rrjetë. Ismaili dhe Vila u ndëshkuan me karton të verdhë te Dinamo. (VIDEO)
20′ Përndreca provon dhe fiton këndore. Rast i mirë për Dinamon. (VIDEO)
19′ Tjetër rast për Astanën. Gabon Karimov, i cili nuk ka shënjestrën e duhur. (VIDEO)
18′ Provon Tomasov brenda zonës së Dinamos. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
15′ Qardaku niset me Dinamon në kundërsulm. Mungon pasimi dhe tek Astana ia dalin që të largojnë rrezikun.
8′ Astana mundohet të gjejë golin e avantazhit.
2′ Tentativa e parë drejt portës së Dinamos. Teqja kontrollon pa problem.
1′ Nis ndeshja në Kazakistan.
FORMACIONET ZYRTARE
Astana – Dinamo


Mbërritja në stadium

Foto: Petrit Pashollari

Foto: Petrit Pashollari

Foto: Petrit Pashollari
PANORAMASPORT.AL













