Legjenda vlonjate, Kushta kritikon fort Bashkinë Vlorë: Orikumin jepeni pa lekë, për Flamurtarin temë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2026 | 9:29

Legjenda vlonjate, Kushta kritikon fort Bashkinë Vlorë: Orikumin jepeni pa lekë, për Flamurtarin temë…

Sokol Kushta e cilëson tejet të rëndë situatën e administrimit të Flamurtarit. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Vlorës, teksa po diskutohej privatizimi si detyrim që sjellë ligji i sporteve, legjenda vlonjate theksoi se për këtë çështje do të flasë një herë tjetër.sokol kushta

Kushta paralajmëroi kryetaren e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini se puna e saj për sportin në këto dy vite do të jetë intensive. Sa i përket Orikumit, ai tha se bashkia duhet t´ia japë para administratorit aktual dhe jo t’i japë lëmoshë.

“Janë dy gjëra te sporti që puna juaj si kryetare bashkie do të jetë pak intensive. Kryetari që iku e kishte avancuar blerjen. Unë kam një mendim që ju t’i jepni fund dhe të hiqni dorë nga ato 50-et, 200-et. Unë kam dhënë shumë herë mendime si për Flamurtarin ashtu edhe për Orikumin. Problemi është gjithmonë tek ju! Ju në këto momente nëse do të vini pikën mbi “i” ju do të shpëtoni të parin Orikumin. Jepjani atij zotërisë pa lekë. Meqë ai ka kaq vite që investon, atij zotërisë, Muharrem quhet, jepjani pa lekë. E ndihmoni atë në vazhdimësi. Ato 50 milionëshet çdo vit janë lëmoshë. Bashkia ka vetëm asetet që janë të patjetërsueshme dhe janë pronë e saj. Kurse stemën këta zotërinjtë e kanë bërë me gjak. Jepjani me zero lekë dhe shpëtoni dhe ju. Pastaj për Flamurtarin është temë shumë herë më e rëndë por do të flasim… do të flasim”, deklaroi Kushta.

DEBATET – Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak u shprehen të ashër kur deklaruan se Flamurtari i është dhënë administratorit aktual Sinan Idrizi, me një kontratë pa afat, siç ka dëshiruar ai, ndërsa për Orikun është ndjekur një tjetër standard.

Këshilltari Arsen Balaj deklaroi: “Kemi gjithë këto vite që po diskutojmë për Flamurtarin dhe ia kemi shtyrë nga një vit, pastaj në fund vendosëm që t´ia lëmë kontratën sa të dojë ai zotëria, sipas dëshirës së Sinan Idrizit. Kurse Orikumin e kemi lënë…Kaloje në privatizim dhe vendosi kusht që deri në këtë ditë ke privatizimin, po nuk e bëre, mos jep më lekë. Në momentin që nuk e kemi privatizuar duhet të japim disa lekë. Edhe aty banojnë njerëz dhe vetmja gjë që ka ngelur aty është vetëm ai futboll, ajo akademi”, shprehet ai.

Këshilltari Atird Hoxha tha se propozoi për Orikumin një shumë prej 180 milionë lekë, por që bashkia nuk e mori parasysh.

“Orikumi është një klub i cili mbahet nga disa biznesmenë pranë Partisë Socialiste. Ne pavarësisht kësaj nëpërmjet diskutimeve që kemi pasur me sportdashësit dhe jo me këta zotërinjtë, duam që të financohet sporti aty. Është faktejqësi që një propozim që ju vjen juve nga këshilltarët e opozitës, u dashka që të refuzohet pasi ne kemi kërkuar rreth 180 milionë lekë për Orikumin. Ndoshta është pak e madhe, por mund ta diskutonim, mund të ishte 120, apo 80 milionë, por ju keni përcaktuar apriori një shumë 50 milionë. Ku jeni bazuar te kjo shumë?”, ngre pyeten Hoxha.

BASHKIA – Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini zbuloi se kërkesa e Orikut ishte për 25 milionë lekë të rinj, por bashkia mudn ta rishikojë kërkesën vitin e ardhshëm, nëse nuk përfundon privatizimi.

“Është menduar që deri në maj të finalizohet procedura e Oruikumit. Nëse nuk procedohet me finalizimin e saj është e drejta juaj që ta rishikojmë. Pa diskutim që financat janë këtu. Mund të ketë gjithmonë hapësira për rishikim. Orikumi ka kërkuar 25 milionë lekë të rinj. Kjo kërkesë nuk ka qenë e detajuar. Asnjë kërkesë nuk ka qenë e qartë. Deri në maj ne kemi menduar që të marrim një të mesme. Nëse deri në maj nuk privatizohet do të rishikohet kërkesa më buxhet. Është e vërtetë që ajo zonë e ka të ndjeshme sportin. Nëse deri në maj nuk privatizohet jemi këtu për ta parë”, premtoi Mersini.

Foli në mbledhje edhe drejtori i financave në Bashkinë e Vlorës, Hiqmet Haxhaj.

“Në këtë këshill e kemi diskutuar shumë herë çështjen e Orikumit. Është ligji i pushtetit vendor që këto shoqëri t’i shiste, t’i privatizonte. Bashkia filloi procedurat e vlerësimit dhe ende nuk është përfunduar procedura. Është 100% aset i Bashkisë dhe ne duhet ta mbajmë e të investojmë. por kemi edhe ligjin e sportit që brenda një viti duhet të privatizohet. Realiteti është që sot është e pa privatizuar. U mendua që të financohet deri në fund të majit me këtë shumë. Kemi menduar për 5 milionë lekë. Kemi futur paga dhe pagesa futbollistësh”, përfundon Haxhaj.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL