Largimi i papritur nga Egnatia, ish-lideri i kampionëve: Përjetova sfida që më mësuan shumë
Regi Lushkja ishte largimi i papritur nga Egnatia. Dhe pse u tha fillimisht se nuk do të ndryshojë destinacion, gjithçka ndryshoi së fundmi ku Lushkja vendosi ta vazhdojë karrierën te Traktori në Iran.

Egnatia përfitoi nga shitja e kartonit të tij. Protagonisti i kampionëve prej një viti ka postuar një shkrim pas largimit.
“Faleminderit Egnatia. Dua të falënderoj nga zemra presidentin e klubit, drejtorin, trajnerin, stafin, bashkëlojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm të Egnatias për mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë gjatë gjithë kësaj kohe që nga dita e parë. Këtu kam kaluar momente shumë të veçanta që do t’i mbaj gjithmonë me vete.
Përjetova emocione të forta, fitore që më bënë krenar dhe sfida që më mësuan shumë. Egnatia do të mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e karrierës dhe jetës sime. Faleminderit për gjithçka!”, shkruan Lushkja.

PANORAMASPORT.AL













