Kërkohet nga Barcelona dhe klubet e Premier Ligës, kush është talenti i ri i Botërorit që dikur luante futboll zbathur…
Ndër surprizat në Kupën e Botës është padyshim Krist Inao Oulai, një mesfushor 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili ka mahnitur tifozët me performancat e tij. Ka qenë një ngritje e jashtëzakonshme për një djalë që u rrit në Yopougon, një lagje e klasës punëtore në Abidjan, ku ai i kalonte ditët duke luajtur futboll në rrugë me njëmbëdhjetë vëllezërit e tij.
Pika e kthesës erdhi në moshën 12 vjeç, kur ai u bashkua me Akademinë JMG, një strukturë e themeluar nga Jean-Marc Guillou dhe e njohur për ofrimin e një alternative për afrikanët e rinj, shpesh të destinuar për një jetë në minierat e diamanteve.
Ishte një udhëtim i vështirë, siç e shpjegoi vetë Oulai: “Duhet t’i fitosh këpucët e tua. Në fillim luan zbathur, pastaj merr atlete dhe në fund këpucë futbolli. Më mungonte familja ime, por ishte një sakrificë e nevojshme.”
Pasi u vëzhgua nga disa klube evropiane, talenti nga Bregu i Fildishtë iu bashkua Bastias në verën e vitit 2024, përpara se të transferohej te Trabzonspor. Në Turqi, ai konfirmoi cilësinë dhe personalitetin e tij, duke tërhequr vëmendjen e shumë vëzhguesve.
Trabzonspor e bleu atë për 5.5 milionë euro pas vetëm 16 paraqitjeve në Ligue 2, ndërsa sot, vlerësimet afër 50 milionë eurove po fluturojnë në Turqi. Në sfond, interesi mbetet nga disa klube të Premier Ligë dhe Bundesligës, dhe madje edhe nga Barcelona.
PANORAMASPORT.AL













