Josa me dilema në dy pozicione kundër Egnatias, si pritet të rreshtohet Bylisi
Bylisi mbylli përgatitjet dje, për të qenë gati sot në orën 16:00 në “Arena Egnatia”, në një transfertë delikate. Josa duket se e ka ndarë mendjen për 11-shen, veçse me ndonjë dileme në linjën e djathtë, por edhe ofensivë.
Megjithatë me ndonjë ndryshim të vogël, pritet që mallakastriotët të shkojnë në Rrogozhinë dhe të zbresin në fushën e blertë me këtë 11-she, me të cilën do të kërkojnë, që të zhvillojnë një lojë bindëse, por edhe për të synuar rezultat pozitiv.
Me shumë gjasa, me këtë përbërje pritet që skuadra mallakastriote të zbresë në fushën e blertë. Vashou në portë, ndërsa në mbrojtje, Kamara mund të rikthehet djathtas në vendin e Kanesë, ose mund të spostohet Marku. Në qendër Buno stabël, ndërsa mund të ketë këtë herë edhe Abazajn, teksa majtas do të jetë Përndreca.
Përpara tyre në mesfushë treshja klasike, me Malomon Adeduron e Përgjonin, ndërsa Koxhi e Peralta do të luajnë në krahë. Ualison në sulm, por mund ta nisë Mustafa nga minuta e parë e ndeshjes.
ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL













