Ish-mbrojtësi i Anglisë, Ferdinand i del në mbrojtje Bellingamit: Njeriu i momenteve të mëdha
Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand, doli në krah të yllit të Anglisë, Xhud Bellingam, duke hedhur poshtë kritikat që janë bërë ndaj mesfushorit të talentuar. Ferdinand deklaroi se nuk mund të pranojë që Bellingam të cilësohet si problemi i ekipit, duke theksuar se ai është një nga lojtarët që shkëlqen më shumë kur presioni është më i madh.

“Xhud Bellingam? Nuk mund të pranoj që dikush të thotë se ai është problemi. Bellingam është i vetmi, së bashku me Herri Kejn, që në momentet më të rëndësishme prania e tij bëhet edhe më e madhe në stadium”, u shpreh Ferdinand.
Fjalët e tij vijnë mes debateve për paraqitjet e Anglisë, ndërsa Bellingam vazhdon të konsiderohet një nga figurat kryesore të skuadrës dhe një nga lojtarët më vendimtarë në ndeshjet e mëdha.
PANORAMASPORT.AL













