Golashënuesi i Bajernit, Kejn paralajmëron “luftë” ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve
Golashënuesi më i mirë i Bajernit, Kejn pret një “luftë” në përballjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit. Pas fitores 6-2 kundër Frajburgut, sulmuesi që për shumë vite luajti për Totenhem foli me shumë respekt për mbrojtjen e fortë të “Topçinjve” dhe për goditjet e tyre të rrezikshme standarte.

“Dhe pastaj ata kanë edhe disa lojtarë të shkëlqyer në sulm që mund të na shkaktojnë probleme.” Por: “Ne hyjmë në ndeshje me bindjen se edhe ne mund tu bëjmë dëm atyre.” Ai vetë është “në formë të mirë, ekipi është në formë të mirë,” theksoi Kejn.
“Por nuk dua ta teproj. Është një ndeshje e Ligës së Kampionëve kundër një kundërshtari vërtetë të fortë – dhe ne po shkojmë atje për të fituar.” Kejn planifikon të përgatitet me imtësi për duelin mes liderëve dhe vendit të dytë të Ligës së Kampionëve.
PANORAMASPORT.AL













