Postuar: Qershor 21, 2026 | 13:17
Gjermania kaloi në raundin tjetër të Botërorit, Nagelsman: Jam i lumtur, lojtarët e stolit vendosën ndeshjen
Gjermania siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt, pasi mposhti me përmbysje Bregun e Fildishtë në Grupin E. Trajneri Julian Nagelsman vlerësoi paraqitjen e ekipit dhe ndikimin e futbollistëve që hynë gjatë ndeshjes.
“Po, jam shumë i lumtur që në fund arritëm ta fitonim ndeshjen, dhe që e merituam fitoren. Ekipi bëri një përpjekje të jashtëzakonshme. Jam jashtëzakonisht i kënaqur për të gjithë skuadrën, sepse të gjithë mund të shohin se janë një pjesë e rëndësishme e saj. Lojtarët që hynë nga stoli ishin ata që vendosën ndeshjen”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL













