FOTO/ “Top 10” lojtarët më të vlerësuar të Superiores, Arsid Kruja kryeson listën që mbyllet nga mesfushori i Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2025 | 11:34

FOTO/ “Top 10” lojtarët më të vlerësuar të Superiores, Arsid Kruja kryeson listën që mbyllet nga mesfushori i Egnatias

Superiorja po luan fazën e Final Four, ndërsa 36 javë u mbyllën që në prill. “Sofascore” sjell një listë me 10 lojtarët më të vlerësuar përgjatë kampionatit të rregullt.

Kategoria-Superiore

Arsid Kruja ndodhet në krye të listës me diferencë nga të tjerët. Mbrojtësi i Teutës ka një mesatare 7.5 duke qenë lojtar kyç te durrsakët që siguruan mbijetesën në javën e parafundit.

Pas tij vjen Regi Lushkja me notën mesatare 7.4. Ky i fundit rezultoi një surprizë tek Egnatia ku është golashënuesi kryesor. Uilliam Kordeiro është një tjetër lojtar që ka bërë mjaft mirë. Me notën 7.38 ra në sy te krahu i majtë i sulmit të Laçit dhe pse kurbinasit nuk mbijetuan në elitë.

Lista vazhdon të ketë emra të sulmit. Zabërgja i Dinamos dhe më pas Balaj i Vllaznisë, respektivisht me 7.29 dhe 7.23, ishin kryefjalë te Dinamo e Vllaznia që shkuan në Final Four.

Rol të rëndësishëm kanë pasur edhe portierët. Dajsinani fillimisht te Laçi dhe më pas tek Egnatia rezulton më i vlerësuari nga gardianët bashkë me Tafasin e Teutës. Të dy e mbyllën me notën mesatare 7.19.

Një tjetër lider i Vllaznisë si Balaj është edhe Mala. Ky i fundit bashkë me portierin e Elbasanit, Abalora, kanë mesataren 7.18.

Egnatia ka goditur në merkato dhe kjo e tregon lojtari i tretë i përfshirë në “Top 10”. Bashkë me Lushkjen dhe Dajsinanin, ndodhet Ujka. Nota e tij mesatare gjatë 36 javëve është 7.14.

e5f93f56-c602-47bc-ba9d-df0ccdc841b4

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL