Flamurtari kërkon përforcime nga Seria B në Itali, Idrizi i vogël viziton shtëpinë e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2025 | 11:18

Flamurtari kërkon përforcime nga Seria B në Itali, Idrizi i vogël viziton shtëpinë e Milanit

Flamurtari pritet që të bëjë një merkato cilësore dhe për t’ia arritur qëllimit, presidenti Sinan Idrizi ka deklaruar se nuk do të kursehet. Edhe pse nuk është vendosur ende për trajnerin, drejtuesit janë në kulmin e punës për të kompletuar ekipin.FLAMURTARIMe këtë mision ka udhëtuar drejt Italisë edhe djali i presidentit Sinan Idrizi, Ensari, i cili u përfshi fuqishëm edhe në sezonin e fundit, ku disa lojtarë u prezantuan prej tij. “Panorama Sport” mëson se Idrizi i vogël ka udhëtuar drejt Italisë për të pikasur përforcime nga Seria B. Gjatë këtij misioni, ai ka vizituar edhe selinë e Milanit, që aktualisht ka emëruar Igli Taren si drejtor sportiv.

idrizi ibrahimovic

Sinan Idrizi e ka deklaruar shpesh miqësinë që ka me Taren dhe bashkëpunimin sa i përket ndërtimit të Flamurtarit, ku në sezonin e shkuar pari ndikim te ardhja e trajnerit Agostineli dhe ndonjë lojtari. Ensari, gjatë vizitës në “Casa Milan”, ka takuar edhe legjendën kuqezi, Zlatan Ibrahimoviç, dhe foton me ishsulmuesin suedez e ka postuar në rrjetet sociale.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL