EKSKLUZIVE/ Talenti nga Gambia, Partizani i beson kontratë 4-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2026 | 22:31

EKSKLUZIVE/ Talenti nga Gambia, Partizani i beson kontratë 4-vjeçare

Abdu Sarjo është talenti i afruar këtë sezon te moshat e Partizanit, që numëron një paraqitje edhe me ekipin B në Kategorinë e Dytë. “Panorama Sport” mëson se së fundmi klubi i ka besuar kontratë 4-vjeçare.fsdgE ARDHMJA- Kjo politikë me kontratat është ndjekur edhe më parë me talente të akademisë. Hera e fundit që diçka e tillë ndodhi, ishte me Nebi Qokthin në verë. Besimi te 18-vjeçari nga Gambia është konfirmuar kështu, pasi te Partizani është afruar si zbulim nga Afrika. Sarjo luan si sulmues anësor, pikërisht në krahun e djathtë ku hapësirat nuk mungojnë.

MIQËSORJA– Ndeshjen e fundit miqësore për vitin 2025 ndaj Laçit e luajti titullar, ndërsa të kuqtë fituan 2 me 0 në “Arena e Demave”. Me ekipin U-19 ndërkohë, që kryeson në Superiore, Sarjo numëron katër gola. Sulmuesi në fjalë spikaste në një turne gjatë verës, që u zhvillua në Tiranë. Kontrata 4-vjeçare shton besimin, që mund të marrë minuta edhe tek ekipi i parë në të ardhmen.

AKADEMIA– Partizani është rast unik për grupmoshat, pasi ekipet U-15, U-16, U-17, U-18 dhe U-19, pozicionin më të keq e kanë vendin e tretë. Ekipet e konsideruara më të rëndësishme, U-17, U-18 dhe U-19 madje synojnë ta mbyllin si vend i parë. Aktualisht janë dy ekipet e U-18 dhe U19 që kryesojnë në renditjet respektive. Kjo pasqyrë tregon se Partizani beson shumë dhe pret të marrë fryte nga akademia. Së fundmi Sarjo përmendet si rast suksesi, që edhe pse është zbulim nga jashtë Shqipërisë, po jep kontribut të rëndësishëm tek akademia.

MINUTAT- Sarjo është pjesë e projektit të ekipit U-19 ku synohet titulli kampion. Në të njëjtën kohë me shumë gjasa do të shtohen minutat për të tek ekipi B.

PANORAMASPORT.AL