EKSKLUZIVE/ Plas te Vllaznia! Trajneri Martini përplaset me futbollistin që la në stol në ndeshjen e fundit
Situatë e tensionuar te Vllaznia pas katastrofës në “Final Four”, ku ekipi që nisi mini-kampionatin si kryesues, i humbu të tre ndeshjet e veta.

Kuqeblutë kanë përjetuar një atmosferë të tensionuar gjithë këto javë në “Final Four” që pas humbjes me Dinamon dhe situata është përshkallëzuar në ndeshjen e sotme.
“Panorama Sport” mëson se ka pasur një përplasje të ndezur mes trajnerit Martini dhe një prej futbollistëve që la në stol, brazilianin Jago, me të cilin situata ka shkuar edhe përtej debateve. Kjo ndodhi gjatë pjesës së dytë të takimit, pasi ekipi i Elbasanit kishte përmbysur rezultatin.
Jago ka qenë një titullar fiks te Vllaznia gjatë sezonit dhe shpeshherë një nga lojtarët më rezultativë të skuadrës. Por në ndeshjen e sotme, trajneri Martini preferoi Kuros në krah, ndërsa edhe kur zëvendësoi këtë të fundit, i besoi një vend në fushë Salës dhe jo Jagos.
PANORAMASPORT.AL













