Postuar: Qershor 1, 2026 | 11:20
Egnatia fiton titullin kampion për herë të tretë radhazi, vjen urimi i parë nga një klub shqiptar
Egnatia u shpall kampione e Shqipërisë për herë të tretë radhazi. Ky triumf i rrogozhinasve erdhi pas 3 fitoreve në “Final Four” kundër Vllaznisë, Elbasanit dhe Dinamos.

Ndërkohë ka ardhur urimi i parë nga një klub shqiptar, siç është ai i Kukësit. Verilindorët kanë uruar për këtë fitore Egnatian si dhe iu uron skuadrave të tjera suksese në Kupat e Europës.
POSTIMI I PLOTË
👋🏻 Futboll Klub Kukësi uron përzemërsisht KF Egantian dhe FC Dritën për titullin kampion në Shqipëri e Kosovë. Njëkohësisht, i urojme të gjitha skuadrave shqiptare suksese në Kupat e Europës dhe përfaqësime sa më dinjitoze 👐🏻
PANORAMASPORT.AL













