Edlir Tetova ndihet i vjedhur në Shkodër, nuk kursehet pas humbjes me Vllazninë: Ishte penallti, çuditërisht edhe goli…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 19:18

Edlir Tetova ndihet i vjedhur në Shkodër, nuk kursehet pas humbjes me Vllazninë: Ishte penallti, çuditërisht edhe goli…

Edlir Tetova kontestoi gjykimin pas humbjes 1 me 0 që Egnatia pësoi në transfertën e Vllaznisë.

tetova

“Mungesat janë një pjesë, ishin 5 lojtarë sot dhe ndikon. Për atë që dhanë çunat, si e kishin përgatitur ndeshjen, punuam mirë. Bëmë gabime. Kundërshtari merr masat e veta. Sa i përket lojës, mendoj se është penallti në pjesën e parë. Te rasti i Ruçit, nuk ka informacion për topin dhe çuditërisht nuk ka penallti. Dhe rasti i golit, nuk shihet në VAR. Nuk po them shumë larg trajektores, por është larg. Çuditërisht anulohet. Nuk e di pse janë këto situata ndaj nesh. Fundi është Vllaznia, Egnatia, duam të luajmë futboll. Si meriton Vllaznia, duam edhe ne situatat tona.

Nga ndikimi i mungesave, janë lojtarë jashtë pozicionit. Dhe goli që morëm, mund të ishte i vetmi rast për Vllazninë në pjesën e parë. Ndërhyrje gabim që vjen nga qendra djathtas dhe morëm gol të lehtë. Skuadra reagoi, por pa qenë efikas para portës. Dy raste që ishin, më afër barazimit, duhet me i dhënë elozhe portierit kundërshtar”, u shpreh Tetova për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL