E papritur! Te Partizani u bë i pazëvendësueshëm, mesfushori del lojtar i lirë dhe shfaqet si okazion
Masanga Matondo është lojtar i lirë sipas raportimeve në Turqi. 26-vjeçari po vlerëson opsionet për të ardhmen, edhe pse kishte firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me Hatajspor.

Klubi turk po vuan problemet, që kanë bërë të ikin lojtarët kryesor. Visar Bekaj është një prej tyre, që zyrtarizoi sot largimin.
Matondo mungon në skuadër prej shtatorit. Bashkë me lajmin se është larguar nga Hatajspor, për Matondon raportohet se ka interes në Superligën turke.
Konkretisht bëhet fjalë për dy klube. Geclerbirligi dhe Kajseripor, që po luftojnë për mbijetesën.
Matondo bëhej i pazëvendësueshëm te Partizani në edicionin 2022/23, kur fitohej titulli i fundit kampion. Mesfushori i Kongos u largua pas shitjes së kartonit për shifrën e raportuar 600 mijë euro.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













