E KRYER/ Në ditën e titullit kampion, Egnatia firmos për 2 vite me sulmuesin që e “rilindi” Nevil Dede

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 19:55

E KRYER/ Në ditën e titullit kampion, Egnatia firmos për 2 vite me sulmuesin që e “rilindi” Nevil Dede

Egnatia ka rinovuar kontratën me Sumaila Bakajokon. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë do të përfundonte si lojtar i lirë pas këtij sezoni, teksa pranoi ofertën për rinovim deri në vitin 2028.BAKAJOKO

E ardhmja e Bakajokos qëndroi në ajër deri në ditën e sotme. Marrëveshja u konfirmua para ndeshjes me Dinamon në “Elbasan Arena”, ku Egnatia synon titullin e tretë radhazi kampion.

24-vjeçari regjistron 74 paraqitje me Egnatian. Gjatë kësaj kohe shënoi 16 gola dhe asistoi nëntë të tjerë. Nga trajneri Edlir Tetova nuk u preferua titullar për pjesën më të madhe të këtij sezoni.

Si titullar u kthye me trajnerin Nevil Dede. Madje dy golat e tij në javën e parë ndaj Elbasanit, ishin më të rëndësishmit dhe i hapën rrugë Egnatias drejt fitimit të titullit. Kampionët vazhdojnë t’i besojnë sulmuesit që afruan dy vite më parë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL