Do vijë në janar, transferimi i parë i Tiranës zbulon lidhjen me Partizanin: Fola me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2025 | 23:38

Do vijë në janar, transferimi i parë i Tiranës zbulon lidhjen me Partizanin: Fola me…

Akoma pa filluar merkato e janarit, Tirana ka piketuar transferimin e parë. Bardhebluve do u shtohet Johan Kortes. Ky i fundit e mbylli me Liberian në Kosta Rika dhe është gati për eksperiencën e parë në Europë.

Screenshot 2025-12-16 161108

Mbrojtësi 26-vjeçari bëri mirë në vendin e tij, ndërsa tashmë do shtojë forcat te Tirana. Kortes zbuloi edhe se ka biseduar me lojtarin e Partizanit, Karlos Martinez, për kryeqytetin e Shqipërisë. Po ashtu edhe kërkimet e tij për klubin kryeqytetas.

“Nga sa di dhe kam hulumtuar, ndodhet në kryeqytet, është klubi më i suksesshëm i Shqipërisë dhe ai që ka më shumë tituj.

Tani duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi të bukur që më është dhënë.

Drejtori sportiv i tyre pa disa ndeshje të miat dhe kontaktoi mikun tim për ta pyetur. Më pas folën me përfaqësuesin tim dhe gjithçka u realizua në mënyrën më të mirë.

Kemi parë raste të lojtarëve që largohen dhe e kanë të vështirë. Shpresoj të jem përjashtim dhe të mos kthehem kaq shpejt.

Nga njëra anë jam mësuar, që nga mosha 16-vjeçare jetoj larg familjes sime. Mendoj se nga ky aspekt jam i mësuar, por ndoshta gjuha do të më kushtojë pak.

Me gjithçka njeriu mësohet dhe do të jap më të mirën time. Gjithashtu kam folur me Karlos Martinez, i cili më ka thënë se atje është shumë bukur”, u shpreh futbollisti më i ri i Tiranës.

Screenshot 2025-12-16 161133

PANORAMASPORT.AL