Dinamo do rikthimin, të cunguar nga mungesat kërkojnë revanshin ndaj Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2025 | 8:46

Dinamo do rikthimin, të cunguar nga mungesat kërkojnë revanshin ndaj Elbasanit

Dinamo do të presë sot në “Air Albania” skuadrën e Elbasanit, aty ku synon që të rikthehet te fitorja. Blutë ende nuk e kanë provuar shijen e 3 pikëshit në këtë fazë të dytë të kampionatit, teksa diçka të tillë synojnë ta bëjnë pikërisht në ndeshjen e sotme, ku përballë kanë një kundërshtar aspak komod.dinamoElbasani ka bërë shumë mirë këtë sezon, sidomos në 4 javët e fundit ku edhe numëron 4 fitore, ndërkohë që në “Air Albania”, të dyja skuadrat do të jenë të destinuara për të marrë më të mirën, blutë për revansh, e verdheblutë për vazhdimësi. Nëse Gvozdenoviç ka pasur kohë të mjaftueshme për ta përgatitur këtë sfidë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Dajën i cili në fakt e ka stërvitur ekipin me mungesa të shumta, duke mos e pasur grupin.

GJENDJA E SKUADRËS- Daja e ka përgatitur këtë sfidë me mungesa të shumta, ku natyrisht shqetëson Guindo i cili ende nuk e ka kaluar dëmtimin në gju. Probleme ka pasur edhe për Nanin, cili gjithashtu pritet të mos jetë i gatshëm për sfidën e sotme ndaj Elbasanit, teksa të dy lojtarët janë stërvitur individualisht. Daja ka provuar disa herë t’i bashkojë me skuadrën, por pa i dhënë ngarkesën maksimale dhe në disa raste, janë stërvitur pjesërisht me grupin e plotë. Ndërkohë, ditët e fundit ka pasur probleme edhe për kapitenin Bruno Dita. Mesfushori që te Dinamo duket se është përshtatur mirë si qendërmbrojtës, nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Elbasanit. Dita pa pasur një shqetësim në pulpë, shqetësim ky i cili e ka bezdisur edhe më parë duke e bërë të mungojë, ndërkohë që në kampin dinamovit, shpresojnë që dëmtimi të mos vazhdojë gjatë. Lajmi i mirë për Dajën është padyshim rikthimi i Bekim Maliqit. Mbrojtësi i djathtë mungoi në sfidën e fundit ndaj Vllaznisë, për shkak të kartonit të kuq që kishte marrë në sfidën ndaj Teutës duke qenë kështu një mungesë shumë e rëndësishme për Dinamon. Kështu, në anën e djathtë të mbrojtjes i rikthehet një titullar që këtë sezon ka bërë mirë.

KOMBËTARJA- Ashtu siç edhe pritej, me skuadrën janë bashkuar edhe Naser Aliji dhe Hekuran Berisha. Ky i fundit, është bashkuar me ekipin dy ditë më parë dhe nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për të përgatitur sfidën ndërkohë që Aliji duket se e i ka lënë pas problemet dhe është në formën e tij më të mirë për të përballuar një ndeshje të vështirë. Pjesë e kuqezinjve, ka qenë edhe Ilir Bozhiqi dhe për rreth 1 javë, portierët nuk e kanë pasur trajnerin e tyre që padyshim po bën një punë fantastike me portën e Dinamos.

STADIUMI- Sfida mes Dinamos dhe Elbasanit, do të luhet sot në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 19:00. Për Dinamon, kjo është hera e tretë që ndërron stadium në ndeshjet si pritëse, pasi e nisi kampionatin në Elbasan, provoi të luante në “selman Stërmasi” e tani duket se ka gjetur zgjidhjen për të përdorur stadiumin “Air Albania”. Ndeshja e tyre e fundit në Arenën Kombëtare, ka qenë ndaj Jagellonias në ndeshjen e Ligës së Konferencës, aty ku Dinamo barazoi me rezultatin 1-1 duke i dhënë fund aventurës europiane.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL