Daja i shqetësuar, ndaj Elbasanit pa 3 titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2025 | 9:21

Daja i shqetësuar, ndaj Elbasanit pa 3 titullarë

Dinamo do të presë sot Elbasanin në kuadër të javës së 12 të Superiores. Kryeqytetasit kërkojnë që të rikthehen te fitorja, por Daja është i bindur se do të jetë ndeshje e vështirë ndaj verdheblubve, aq më tepër për mungesat e shumta që Dinamo.

Dinamo festa

Daja duhet të mendojë formacionin anti-Elbasani pa 3 titullarë të rëndësishëm pasi Guindo, Nani dhe Dita janë të dëmtuar dhe me shumë gjasa pritet të mos jenë të gatshëm për sfidën e sotme. Ndërkohë, një vend titullari ka zënë sërish Beqja i cili në fillim të kampionatit ishte zgjedhje e parë dhe forma që tregoi në Shkodër ndaj Vllaznisë, e ka bindur Dajën.

Në portë, mbetet i paprekur portieri Teqja, që do të ndihmohet në mbrojtje nga Maliqi në të djathtë e Lorran në të majtë. Në qendër, do të jetë Teikseira së bashku me Alijin. Në mesfushë ka një fanellë titullari për Qefalinë dhe Beqjan, ndërkohë që ka balotazh mes Gudiabit dhe Qardakut, me këtë të fundit që është më i favorizuar për titullar.

Në sulm, do t’i besohet një fanellë titullari Bernard Berishës nga e majta e Bregut nga e djathta ndërkohë që në qendër do të jetë Vila pasi Guindo nuk është i gatshëm për titullar.5

PANORAMASPORT.AL