Çudia pas titullit kampion, akuza të rënda nga mesfushori i Egnatias: Kishte bërryla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 21:57

Çudia pas titullit kampion, akuza të rënda nga mesfushori i Egnatias: Kishte bërryla

 

Flamur Ruçi fitoi trofeun e tij të parë në Superiore. Pas këtij titulli, mesfushori i Egnatias akuzoi rëndë se ky vit ka pasur shumë bërryla, duke mos e theksuar drejtpërdrejtë kujt i drejtohej.

bandicam 2026-05-31 21-49-34-770

“E kam shijuar shumë këtë titull se dihet që ky vit ka qenë shumë me mundime, me bërryla, sakrifica. Bërrylat kuptojini vetë, i keni parë… Është hera e parë që dal kampion i Shqipërisë në Superiore, e kam shijuar pamasë. Këtë trofe ia dedikoj vëllait tim të ndjerë, besoj më ka ndihmuar nga lart”, tha shkurtimisht Ruçi për “RTSH Sport”.

PANORAMASPORT.AL