Shevçenko

Apr 16, 2011 | 13:43

Andrij Shevçenko nuk ka luajtur me Dinamon e Kievit në ndeshjen kundër Bragës në Ligën e Evropës, ndonëse kishte udhëtuar me ekipin në Portugali. Nga ky fakt kanë përfituar mediat italiane të pranishme në stadiumin e Bragës, të cilat i kanë marrë një prononcim sulmuesit ukrainas për gjendjen aktuale të Milanit dhe skualifikimin e radhës së Ibrahimoviçit. “E ndoqa me shumë vëmendje ndeshjen e tyre të fundit me Fiorentinën, por më erdhi keq se si përfundoi ai takim për Zlatan Ibrahimoviçin. Ai kërkonte të ndihmonte skuadrën e tij me të gjitha forcat”.

© Panorama.al

Te lidhura