Protestat nuk janë vetëm kombëtare, por edhe në Diasporë.
Sot një e ngjashme është mbajtur edhe në Gjenevë të Zvicrës.
Qindra qytetarë shqiptarë janë mbledhur në qytet duke protestuar me flamuj shqiptarë, parulla, pankarta dhe deri në simbolikën ndaj pushtetit me karrige (foto).
Ata kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama duke i treguar edhe karrigen si shenjë të regjimit dhe pushtetit të tij.
Thirrje të tjera ishin për Shqipërinë e re, revolucionin dhe burgosjen e Ramës dhe Berishës.
© Panorama.al

















