VIDEO/ “Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës”- Influencerja me jastëk me vete: Tepsia do kurban, kryeministrin dhe Berishën! Kupa është mbushur

Jun 11, 2026 | 18:35

Po mbahet sot protesta e 12-të në Tiranë kundër qeverisë, kryeministrit Edi rama dhe politikës së vjetër, ku qytetarët kërkojnë revolucion me thirrjet “O sot, o kurrë”.

Ishte influencerja Griselda Katirai e cila është paraqitur në protestë në një simbolikë krejt interesante, ku u shfaq me jastëk me vete.

protesta shesh1

Ajo tha se po proteston pasi kupa u mbush dhe nëse është e nevojshme protestuesit do ta gdhijnë poshtë dritares së Ramës.

“Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë. Mos të na ironizojë Rama ne influencerave. Tepsia kërkon kurban, Ramën dhe Berishën. Unë protestoj sepse kupa është mbushur. Nuk duam investime lukse por spitale. Një e i sëmurë shkon të bëjë serumin e të marrë veten, jo të shkojë të blejë serumin sepse nuk ka spitali”, tha ajo mes të tjerash për News24.

qytetarja me jastek

Dhe në fund paralajmëroi se:

“Shqiptarët të mblidhen të gjithë dhe ta gdhijmë para Kryeministrisë nëse është e nevojshme”.

protestasot

protesta7

protesta6

protesta77

© Panorama.al

Te lidhura