VIDEO/ “Rama do dorëhiqet sepse populli e urren”- Flet i riu që filmoi dhunën në Zvërnec: E kanë shkatërruar Shqipërinë, protesta i ka dhënë shuplakë të madhe politikës dhe pushtetit

Jun 11, 2026 | 18:24

Një nga qytetarët pjesëmarrës në protestë që prej ditës së parë, shprehu zemërimin e tij për atë që po ndodh dhe valën e pakënaqësisë popullore ndaj klasës politike dhe qeverisë në veçanti.

I riu që është edhe personi që filmoi dhunën e tërheqjes zvarrë të qytetarit në Zvërnec dhe gardhit me gjemba atje, deklaroi se qytetarët i kanë dhënë shuplakë pushtetit.

“Rama në burg dhe Berisha në burg. Rama duhet të japë dorëheqjen sepse prej 35 vitesh. Ata morën peng Shqipërinë. Ata e kanë shkatërruar Shqipërinë tani e 35 vjet, protestojmë për shkak të situatës politike dhe ekonomike”, tha ai për News24.

protesta ne shesh

Ndërsa më tej shpjegoi edhe përfshirjen në këtë protestë.

“Kam protestuar që ditën e parë të protestës, jam personi që kam bërë edhe videon kur banori kaloi gardhin në Zvërnec dhe u tërhoq zvarrë. Është fatkeqësi dhe e papranueshme që qytetarët të tërhiqen zvarrë”, tregoi ai.

qytetari

Qytetari deklaron se shuplaka që ka marrë pushteti dhe politika është e rëndësishme.

“Kjo protestë i ka dhënë shuplakë shumë të rëndësishme të gjithë klasës politike dhe atij që drejton. Patjetër që kryeministri do të dorëhiqet patjetër, mendoj se shumë shpejt do japë dorëheqjen, sepse kur populli e urren ai nuk ka pse qëndron aty në krye. Protesta jonë është paqësore, ne nuk kemi lidhje me ata që do mblidhen nesër me vullnet të imponuar dhe do ketë paqe nesër, por do doja që ata t’i bashkohen nesër protestës tonë”, përfundoi i riu.

protesta3

protesta shesh

protesta5

© Panorama.al

Te lidhura