Magjia e Kupës së Botës 2026, superkompjuteri parashikon favoritët për ta fituar trofeun! Nga Spanja dhe Franca, te Argjentina dhe… (RENDITJA)

Jun 11, 2026 | 17:48

Kush do ta fitojë  këtë Kupë Bote që starton sot (11 qershor) ora 21:00 me ndeshjen Meksikë-Afrikë e Jugut, e njëjta që hapi edhe Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut?

spanja

Aksioni fillon pas pak orësh në Meksikë dhe do të vazhdojë në stadiumet në Kanada dhe SHBA deri më 19 korrik 2026. Cila skuadër do të arrijë në finale dhe kush do të jetë kampioni i botës?

Superkompjuteri OPTA ka përgjigjet. Me një përqindje prej 16%, ai i jep Spanjës, ekipit që fitoi Euro 2024, si favoriten për të fituar titullin.

Në vendin e dytë me 12.9% është Franca dhe në vendin e tretë është Argjentina me 10.8%. Mbajtësja e titullit Argjentina me 10.1% është në vendin e 4-t dhe pesë të parët plotësohen nga Portugalia me 7.1%.

Edhe më poshtë janë Brazili me 6.6% dhe Gjermania me 5.9%.

kupa e botes

© Panorama.al

Te lidhura