Milan

Apr 16, 2011 | 13:42

Starton nga sot prova e zjarrit për Milanin. Mbase ndeshja me Sampdorian mund të duket e lehtë, sikurse ajo e javës së ardhshme kur do të udhëtojë në Breshia. Nëse gjashtë pikët mund të duken të lehta në letër, është historia e këtij kampionati për Milanin që nuk i bën të lehta këto përballje. Kuqezinjtë stonojnë me skuadrat e vogla, ndërkohë që me të mëdhatë janë të pathyeshëm. “Tani gjërat janë shumë të thjeshta. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje, por na mjafton të grumbullojmë 15 nga 18 pikët e mundshme. Kemi 3 pikë diferencë nga Napoli”, tha Alegri.

© Panorama.al

Te lidhura