PRISHTINE- Gjykata Kushtetuese e Kosoves ka deklaruar sot zyrtarisht se presidenti mund te zgjidhet me shumice te thjeshte. Deklarata, cituar nga mediat kosovare ka ardhur ne pergjigje te pyetësorit të Qeverisë së Kosovës, nëse deputetët e Kuvendit e kanë ose jo obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë, kur të votohet për presidentin.
“Në mungesë të 2/3 të deputetëve në Kuvend, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë, respektivisht me votat e 61 deputetëve, nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës”- thuhet ne te.
Në një takim të mbajtur të enjten në mbrëmje, qeveria vendosi t’i dërgojë një pyetësor Gjykatës Kushtetuese, me të cilën i kërkohet këtij institucioni të deklarohet qartë nëse deputetët e Kuvendit e kanë ose jo obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë, kur të votohet për presidentin.
Gjykatës i kërkohej të sqarojë nëse në rast se nuk ka kuorum, Kuvendi mund të procedojë me zgjedhjen e presidentin, edhe në mungese të dy të tretat e deputetëve të pranishëm.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, të mërkurën, e bëri publik aktvendimin e plotë mbi zgjedhjen e Behgjet Pacollit si president. Në aktvendim thuhet se zgjedhja e tij si president pa asnjë kundërkandidat ka paraqitur shkelje të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu edhe mungesa e kuorumit është vlerësuar si antikushtetuese.
© Panorama.al











