VIDEO/ Rabio zbulon “provat” për penalltinë që iu mohua: Ia tregova edhe gjyqtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 23:51

VIDEO/ Rabio zbulon “provat” për penalltinë që iu mohua: Ia tregova edhe gjyqtarit

Juventusi është ndalur në një barazim 1-1 me Seviljen, të siguruar vetëm në minutën e 97 falë golit të Gatit. Por bardhezinjtë kanë dalë të inatosur nga fusha me gjyqtarin gjerman Sibert.

bandicam 2023-05-11 23-32-39-278

Në minutën e 88-të të ndeshjes, ky i fundit, ashtu si edhe VAR-i, nuk vlerësuan si një ndërhyrje të parregullt atë të Badu ndaj Rabio në zonë. Nga përsëritjet dukej se futbollisti i Seviljes kishte goditur këmbën e lojtarit të Juventusit dhe Rabio tregoi pasojat e asaj goditje për “Sky” pas përfundimit të sfidës.

Ai shfaqi këmbën e tij ku kishte plagët e ndërhyrjes me taka të lojtarit të spanjollëve. “Ai kapi këmbën time kur po gjuaja, ia tregova edhe gjyqtarit por asgjë’, tha Rabio para kamerave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"