Të bërtitura dhe goditje stolash, çfarë ndodhi pas humbjes së Kukësit. Lojtari-Gjicit: Ke të drejtë, bëj ç’të duash tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 11:38

Të bërtitura dhe goditje stolash, çfarë ndodhi pas humbjes së Kukësit. Lojtari-Gjicit: Ke të drejtë, bëj ç’të duash tani

Kukësi u mund në shtëpi me rezultat të pastër 1-3 ndaj Lushnjës së vendit të fundit. Nëse humbjet ndaj Skënderbeut apo Partizanit ishin deri diku të justifikuara, kjo ndaj Lushnjës ishte ai i “nokautit”. Tashmë verilindorët janë në krizë të thellë rezultatesh, psikologjike e duket se situata u ka dalë nga duart të gjithë drejtuesve të klubit, madje dhe vetë presidentit Gjici.

kukesi lushnja

Ishte vetë kreu i klubit që zbriti nga tribuna VIP në dhomat e zhveshjeve në pushimin e pjesës së parë, ku me të drejtë i shqetësuar u bëri me dije futbollistëve se duhet të kthenin rezultatin, pasi ishin shumë dobët. Pas shkundjes së numrit një të klubit, ekipi hyri në fushë dhe e dha rezultatin direkt, pasi 2 minuta sa nisi pjesa e dytë, Kukësi barazoi. U duk sikur çdo gjë do kalonte në favor të verilindorëve, por lushnjarët treguan se nuk kishin ardhur për shëtitje në Kukës, por për të marrë tri pikët, dhe ia arritën qëllimit.

kukesilushnja

Sapo takimi përfundoi, të gjithë lojtarët e verilindorëve shkuan me vrap në dhomat e zhveshjeve, pasi trysnia dhe zhgënjimi, si dhe sharjet nga tifozët e ndodhur në tribunën kryesore ishin të shumta. Të vetmit që nuk shkuan në dhomat e zhveshjeve ishin trajneri Milinkoviç dhe ndihmësi i tij Papa. Tension, të bërtitura dhe një atmosferë mjaft e rëndë në dhomat e zhveshjeve të Kukësit, ku britma dhe goditje stolash dëgjoheshin deri jashtë.

Disa prej senatorëve ishin duke bërtitur dhe kritikuar shokët e ekipit për pak sekonda, derisa në dhomat e zhveshjeve mbërrin presidenti Safet Gjici, i cili tregohet mjaft i ashpër me lojtarët, duke u bërtitur për këtë humbje. Nuk pati asnjë reagim nga lojtarët, madje njëri prej futbollistëve kryesorë ka thënë: “Ke të drejtë, bëj çfarë të duash! Të gjithë jemi për të ikur në shtëpi”. Presidenti Gjici ka shfryrë për rreth 5 minuta dhe është larguar mjaft i nervozuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"