Ofertë sheikësh për Taulant Seferin, sulmuesi i Kombëtares tundohet nga klubi i… Ministrit të Brendshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2023 | 23:29

Ofertë sheikësh për Taulant Seferin, sulmuesi i Kombëtares tundohet nga klubi i… Ministrit të Brendshëm

Taulant Seferi mund t’i japë lamtumirën kampionatit ukrainas dhe të nisë një etapë të re të karrierës së tij. Futbollisti ka shkëlqyer në edicionin e fundit me Vorskla Poltava dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera, që janë gati të paguajnë për kartonin e tij.

seferi

“Panorama Sport” ka mësuar se oferta që ka marrë së fundmi Seferi vjen nga një vend i Lindjes së Mesme, më saktësisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Atje, klubi i Banijas, është gati të blejë kartonin e tij nga ukrainasit, duke transferuar sulmuesin e Kombëtares shqiptare për fillimin e sezonit të ri.

Klubi i cili ka qendrën në Abu Dabi, ka president sheikun Saif bin Zayed Al Nahyan, i cili është njëkohësisht edhe Ministër i Brendshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe zëvendëskryeministër. Investimet për klubin nuk mungojnë dhe tashmë duket se ai kërkon një lojtar që të bëjë diferencën në vijën e sulmit, duke piketuar pikërisht Seferin, për të synuar objektiva më prestigjiozë, si fitorja për herë të parë e kampionatit në Emiratet Arabe.

VJOSANA NOZLLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"