“Lumë” raportimesh për Skënderbeu-Vllaznia, “Federbet”: Na tregoni koefiçentët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 17:00

“Lumë” raportimesh për Skënderbeu-Vllaznia, “Federbet”: Na tregoni koefiçentët

Kompania e hetimit të ndeshjeve të trukuara në baste, “Federbet”, ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm të Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, i përfunduar me rezultatin 4-3 në favor të korçarëve.

skenderbeu vllaznia

Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, “Federbet” njofton se ka marrë shumë mesazhe për të hetuar këtë ndeshje dhe u ka kërkuar ndjekësve të saj ndihmë për të proceduar me hetimin.

Reagimi i Federbet

federbet skenderbeu

Postimi i Federbet-it në Facebook

“Shqipëri…

Që nga mbrëmja e djeshme, ‘Federbet’ ka marrë shumë mesazhe dhe e-maile në lidhje me ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia të ligës shqiptare.

Pikë së pari, ju falënderojmë të gjithëve që na ndiqni dhe na jepni sugjerime, ndihemi vërtet të vlerësuar nga vëzhgimet tuaja. Ne gjithmonë ndjekim përmbledhjet e ndeshjeve dhe numrat e basteve. Në fakt, të shohim numrat është puna jonë kryesore dhe ne dalim në përfundime nëse ndeshja ishte “e çuditshme” apo “e dyshimtë” vetëm duke u bazuar në numra.

Në këtë rast, ne duam ndihmën tuaj. Sa kompani bastesh e kishin kuotuar ndeshjen Skënderbeu-Vllaznia? Sa prej jush i kanë parë koefiçentët mbi këtë ndeshje? Na dërgoni prova të lëvizjes së koefiçentëve dhe ne do të fillojmë të flasim menjëherë.

Duam t’ju kujtojmë sërish se ‘Federbet’ është i specializuar në trukimin e ndeshjeve me qëllim përfitimi në baste.

Faleminderit”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"