Lëv e la jashtë Botërorit, talenti gjerman tregon bisedën me trajnerin: Folëm, dhe ai më dha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 22:50

Lëv e la jashtë Botërorit, talenti gjerman tregon bisedën me trajnerin: Folëm, dhe ai më dha…

Vendimi i trajnerit gjerman, Joakim Lëv, për të lënë jashtë kombëtares talentin e Mançester Sitit, Leroi Sane, ishte një nga më të kritikuarit nga shtypi gjerman. Gjithsesi, edhe pas dështimit në Rusi, Lëv do vazhdojë të jetë trajner i Gjermanisë.

lev sane

Por, është vetë Leroi Sane, i cili në një intervistë për Sky Sports, zbardh prapaskenat për këtë vendim nga ana e trajnerit. “Kam folur me Jogin për këtë gjë. Sigurisht që e pranova atë vendim. Më dha arsye të mira për ta pranuar, dhe gjithçka ishte në rregull. Ishte për të ardhur keq që u eliminuan që në grupet e Botërorit, mendoj se është diçka e vështirë ta përballosh këtë.” – deklaroi Sane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"