Lajm i mirë për Tiranën, Elis Bakaj vishet sërish bardheblu

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2017 | 15:04

Lajm i mirë për Tiranën, Elis Bakaj vishet sërish bardheblu

Në mes të situatës së tensionuar me tifozët, vjen një lajm i mirë për Tiranën: Elis Bakaj do të jetë pjesë e bardhebluve për gjysmën e dytë të sezonit.

“Panorama Sport” mëson se fantazisti ka arritur një marrëveshje me klubin dhe ka hedhur firmën në kontratë.

Elis Bakaj

Që pas largimit nga kroatët e RNK Splitit tetorin e shkuar, lojtari është stërvitur me bardheblutë në pritje të ndonjë oferte nga jashtë vendit.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndaj, një javë para mbylljes së merkatos, 29-vjeçari ka vendosur të veshë sërish fanellën e 24 herë kampionëve të Shqipërisë.

Kjo është hera e tretë që Bakaj luan si bardheblu, pas 13 golave të shënuar në 27 ndeshje në 2014/2015-n dhe 14 në po kaq takime në sezonin pasardhës.





www.minuta90.com