“Barazimi lë të hapur kalimin në finale”, Alegri: Sulmuesit e tyre vraponin si të çmendur, nuk kam komentuar kurrë gjyqtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 23:42

“Barazimi lë të hapur kalimin në finale”, Alegri: Sulmuesit e tyre vraponin si të çmendur, nuk kam komentuar kurrë gjyqtarët

Masimiliano Alegri mendon se Juventusi vazhdon të ketë shanse për kalimin në finalen e Ligës së Europës, pasi ekipi i tij barazoi sot me Seviljen në sfidën e parë në shtëpie, dhe pse mes vuajtjesh, me shifrat 1-1.

bandicam 2023-05-11 23-21-32-079

“Skuadra kishte bërë mirë deri te goli i tyre, me lojë e me lëvizje. Por kur dilnim para gabonim shumë se dukej shumë e thjeshtë. Te situata e golit mbetëm shumë lart, nuk ndalëm shpejt aksionin e pësuam gol. Ekzistonte rreziku që të pësonim golin e dytë pasi dolëm pak nga ndeshja, por djemtë në pjesën e dytë bënë mirë, barazimi është i merituar e që lë të hapur kalimin në finale.

Pogba, në këto momente po përmirëson gjendjen, Kur ndeshjet bëhen në gjysmëfushën e kundrshtarëve, bëhet një lojtar fizikisht e teknikisht i jashtëzakonshëm. Do të doja shumë që ë luante nga fillimi, sot ka dhënë një kontribut të rëndësishëm.

Kur mbërrihet në këtë fazë, është e ekuilibruar. Ata janë ekspertë e nuk dalin kurrë nga ndeshja, kur kanë luajtur në Mançester nuk kanë ndryshuar edhe kur ishin në disavantazh. Ne ishim të aftë pas golit të tyre të ktheheshim në lojë. Por para golit duhej të ishim të qartë në 30 metrat e fundit. Aty pas disa situatave, e sforcuam aksionin. Kurse ata 4 përpara të tyre vraponin si të çmendur, kur nuk ktheheshim i jepnim mundësinë të rrezikonin.

Faulli ndaj Rabio? Ne nuk diskutojmë e nuk themi asgjë. Në të gjithë vitet e karrierës nuk kam folur për gjyqtarët. Skuadra bëri mirë se mbeti në fushë se aty mund të dilje nga fusha me nervozizëm e të pësoje të dytin, por ekipi rifilloi të luante. Ta shohin ata nëse ishte penalti apo jo, sot nuk na e dhanë dhe do të thotë se e kanë parë kështu. Pastaj boll me këtë, se kemi humbur shumë energji jashtë fushe, për episode që le të themi që nuk janë të favorshme. Kjo është pjesë e lojës, duhet ta mbyllim gojën e punojmë”, tha Alegri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"