“Vjen kërkesa për Ballukun, ai nuk i heq imunitetin!”- Berisha: Në dosjen e Lubisë, në 3 rreshta, 2 flasin për Ramën! Armand Frangun ka 800 transaksione nga baxhanaku kryeministër

Jan 18, 2026 | 20:28

Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur nga Kombinati se kryeministri Edi Rama po mbron politikanët nën hetim duke mos u hequr atyre imunitetin, ndërsa soli në vëmendje rastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë nën hetim nga SPAK në lidhe me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë.

sali berisha

Berisha u shpreh se kur erdhi kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama nuk i hoqi imunitetin, pasi sipas tij, “në dosjen e Lubisë, në 3 rreshta, 2 flasin për Ramën”.

Ai u ndal edhe tek skandali me tenderat e AKSHI-t, ku u shpreh se Armand Frangu, baxhanaku i kryeministrit Rama, në një vit ka 800 transaksione nga paratë e qytetarëve shqiptarë.

“Po AKSHI, sa herë e kisha denoncuar unë publikisht, Armand Frangun, baxhanakun e tij? I cili, në një vit ka 800 transaksione nga paratë tuaja, nga baxhanaku kryeministër. I cili ka qindra kontrata sekrete në kundërshtim flagrant me ligjin, i cili aksioner kryesor i të gjitha vjedhjeve, bashkë me baxhanakun kryeministër dhe sipërmarrjen që na e shet si model, merreshin njerëzit peng. Agjenci shtetërore ajo, që merrte njerëz peng”, tha Berisha.

Berisha: Dhe ju ua rikujtoj këtu. Kujtoni pak ato shprehjet e mia për Ina Ramën, ia kam thënë me të drejtë, nuk heq asnjë fjalë, por Ina Rama kërkoi prapa 3 imunitete, zv.kryeministri, dy ministra. Absolutisht, ua them juve miq, as për të qindtën e sekondit nuk i kishte shkuar kujt ndërmend që kryeministri Sali Berisha mund të bllokonte heqjen e imunitetit. Dhe këtë e dinin dhe ministrat. Dhe ministrat, as që pritej t’u kërkohej, por e dorëzuan vet imunitetin. Ishte çështja e përgjegjësisë para jush, para qytetarëve.

Kurse ky, hajdut i kombit i erdhi mandati për Saimir Tahirin nga Italia nuk i hoqi imunitetin.

Vjen kërkesa Lubi Ballukun, nuk heq imunitetin. A e dini pse? Sepse në mënyrë absolute, në dosjen e Lubisë, në 3 rreshta, 2 flasin për Ramën. Sepse në Ankara nuk e mori Lubia Ramën me vete, e mori Rama Lubinë me vete për Tunelin e Llogarasë. Sepse, për aeroportin e Vlorës, nuk ishte ide e Lubise, ishte ide për vejdhje e Edi Ramës dhe këto janë me dokumente.

Po AKSHI, sa herë e kisha denoncuar unë publikisht, Armand Frangun, baxhanakun e tij? I cili, në një vit ka 800 transaksione nga paratë tuaja, nga baxhanaku kryeministër. I cili ka qindra kontrata sekrete në kundërshtim flagrant me ligjin, i cili aksioner kryesor i të gjitha vjedhjeve, bashkë me baxhanakun kryeministër dhe sipërmarrjen që na e shet si model, merreshin njerëzit peng. Agjenci shtetërore ajo, që merrte njerëz peng.

U ndala në këtë moment, për të deklaruar se, këta që kemi para, këta janë armiq të shpërfytyruar, janë armiq të egër. Këta nuk meritojnë asnjë orë në pushtet, dhe ne do t’u tregojmë këtyre vendin që meritojnë.

Demokratët, sot më shumë se kurrë, në emër të të vërtetave që besojnë, në emër të idealeve të tyre, dinjitetit njerëzor, janë të ftuar dhe të detyruar me një kryengritje paqësore të pandërprerë, të largojmë nga pushteti dhe të përmbushim misionin tonë. Ne jemi parti misioni. Të përmbushim misionin tonë, qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë, opozita në mënyrë absolute fiton zgjedhjet dhe Shqipëria rikthehet në rrugën e dinjitetit, në rrugën e zhvillimit.

Edhe njëherë, ju ftoj ju, ftoj të gjithë qytetarët e Kombinatit, Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, më 24 janar, në provën tonë të fuqishme përballë regjimit më të urryer që shqiptarët kanë patur pas Enver Hoxhës gjer sot.

Faleminderit!

© Panorama.al

Te lidhura