Për herë të parë në historinë e Botërorit, nuk kishte ndodhur asnjëherë si me Meksikën

Jun 11, 2026 | 22:56

Meksika e mbylli në avantazh 1 me 0 pjesën e parë, ndërsa përballë është Afrika e Jugut. Kjo është edhe ndeshja e parë e Botërorit 2026. Një statistikë interesante u regjistrua me golin e Hualian Kuinones.

bandicam 2026-06-11 21-14-44-620

Për herë të parë në histori, goli i parë i një Botërori shënohet nga një lojtar i lindur jashtë vendit që përfaqëson. Kuinones ka lindur në Kolumbi, ndërsa përfaqëson Meksikën.

Po ashtu është një ndër 292 lojtarët, që marrin pjesë në Botëror me kombëtaren e një vendi tjetër dhe jo aty ku kanë lindur. Kjo ishte ndërkohë hera e parë që Meksika shënoi golin e parë të një Botërori, edhe pse ka marrë pjesë në gjashtë takime që ishin hapëse.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura